Zbulohet fytyra e terroristit që vrau 84 njerëz në Nisë të Francës

Ky që shikoni në foto është Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeç banor i Nisës në Francë, por me origjinë nga Tunizia. Që nga data 27 janar ishte në liri me kusht, e njësoj ishte edhe mbrëmjen e djeshme, 14 korrik 2016, ku shkaktoi masakrën me 84 persona të vdekur në “Promenade des Anglais”.

Kush ishte Mohamed, “depresiv dhe i paqëndrueshëm”

31-vjeçari tunizian me origjinë nga Msaken, një qytet pak kilometra nga Susa, ku ishte kthyer 4 vite më parë, me një licencë drejtimi për kamion që e kishte marrë pak kohë para atentatit pikërisht në Nisë.

Ky është profili i njeriut Mohamed Lahouaiej Bouhlel i cili duke drejtuar një kamion “TIR”, shkaktoi një tragjedi në pedonalen e qytetit bregdetar francez. Policia e ka identifikuar atë falë shenjave të gishtërinjve.

Ai ishte i martuar dhe me 3 fëmijë, vajza, por ishte i divorcuar nga gruaja e tij, prej së cilës ishte ndarë në vitin 2012 dhe kishte probleme të mëdha me paratë. Por jo vetëm. Siç bën të ditur televizioni francez BFMTV, që kur kishte nisur procedurat e divorcit, Mohamed ishte shumë “depresiv dhe i paqëndrueshëm”.

Fqinjët e kanë përshkruar atë si një njeri pak besimtar që nuk i ndiqte ritet fetare dhe sipas tyre, “ai nuk e kishte mbajtur të gjithë Ramazanin”.

Temat
BotëLajme

Të afërta