Turqi, kufizohet qasja në rrjetet sociale

Pas lajmit për grushtet në Turqi, qasja në rrjetet sociale Facebook, Tëitter dhe Youtube është kufizuar.
Reuters raporton se dy organizata që monitorojnë internetin në Turqi kanë deklaruar se edhe shpejtësia e internetit ka qenë e dobët.

Organizatat “Turkey Blocks” dhe “Dyn” kanë thënë se me internetin aq të dobët, qasja në rrjetet sociale është pothuajse e pamundur, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq, turqitë janë duke u përballur me vështirësi për të tërhequr para kesh nga bankomatet.

Ushtria turke ka deklaruar se ka marr pushtetin, ndërkaq presidenti turk ka ftuar qytetarët që të dalin në rrugë kundër puçistëve.

Temat
BotëLajme

Të afërta