Tmerr në rrugën Durrës-Rrogozhinë, hapet një gropë në mes të autostradës (VIDEO)

Është bërë e frikshme që të udhëtohet me makinë në autostradën Durrës-Rrogozhinë. Një gropë-pusetë është e hapur prej disa ditësh dhe shoferët mundohen që të shmangin atë pjesë rruge, pasi do të sillte aksidente tragjike.

“Jemi në autostradën Durrës-Rrogozhinë dhe këtu shpejtësia lejohet me 100 km/h, por tabela duhet bërë 200 km/h se vetëm me atë shpejtësi kalohet pa pengesë kjo gropa. Flm”, shkruhej në videon që është bërë publike në rrjet.

Temat
LajmeRajon

Të afërta