Thaçi: Tmerret si ai i mbrëmshmi në Nice na lëndojnë zemrën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar Francën për sulmeve e mbrëmshme ku vdiqën 84 persona.

“Tmerret si ai i mbrëmshmi në Nice na lëndojnë zemrën, por nuk e lëkundin përkushtimin tonë për liri, barazi dhe vëllazëri, kudo në botë”.

“Jemi me popullin francez gjithmonë, e sidomos në kohët e vështira. I shprehim ngushëllimet më të thella. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që janë prekur”.

Besojmë në forcën e popullit francez, në forcën e të gjithë popujve paqedashës, që do të ngadhënjejmë mbi dhunën dhe terrorin” ka shkruar ai në Facebook.

Temat
LajmeVend

Të afërta