Thaçi: Sot hyn në fuqi Konventa Apostile

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se sot hyn në fuqi Konventa Apostile. Ai njoftoi se Kosova e ka përfunduar këtë proces të njohjes ndërkombëtare juridike që do t’i ndihmon qytetarët, sidomos ata nga diaspora.

“Sot hyn në fuqi Konventa Apostile në mes Kosovës si aplikuese dhe palëve tjera”.

“Kemi aplikuar që në vitin e kaluar të bëhemi anëtarë në këtë instrument të rëndësishëm ligjor shumëpalësh dhe falenderoj shtetet mike për përkrahje të vazhdueshme”.

“Ka qene betejë të vërtetë diplomatike për të formalizuar aderimin tonë në këtë konventë por tani çdo gjë është e qartë – Republika e Kosovës ka përfunduar këtë proces të njohjes ndërkombëtare juridike të Kosovës që do t’i ndihmon edhe qytetarët tanë, sidomos diasporën”.

Temat
LajmeVend

Të afërta