Tërnava: Sulmi i mbrëmshëm, akt barbar

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Nice të francës i cili ishte fatal për 84 persona.

“Sulmi i mbrëmshëm në Nice është akt barbarë, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane si objektiva tona të përbashkëta. Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave”.

“Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që akte e skena të tilla të llahtarshme ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më”, thuhet në deklaratën e tij.

Temat
LajmeVend

Të afërta