Të rinjtë e PDK’së solidarizohen me viktimat e Nicës

Një grup të rinjsh, pjesë e Rinisë Demokratike të PDK’së, në ora 19:00 kanë thirrur një organizimin për të shprehur solidaritet me viktimat e sulmit terrorist në Nice.

Në njoftimin e tyre thuhet se organizimi mbahet para Ambasadës së Francës në Prishtinë.

“Sonte, në ora 19, para Ambasadës së Republikës së Francës në Prishtinë, Rinia Demokratike, shpreh solidaritet me viktimat e sulmit të mbrëmshëm terrorist në Nicë. Ky manifestim solidariteti me viktimat e Nicës, mbahet në rrugën “Ismail Qemali”, nr. 67, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Rinisë Demokratike të PDK’së.

Temat
LajmeVend

Të afërta