Sulmi me kamion në Nice – i cili la 84 persona të vdekur – mund të jetë kryer nga një terrorist i “dhomës së gjumit”, i cili ishte i frymëzuar nga larg nga ISIS, më parë se që ishte i organizuar drejtpërdrejt nga ndonjë grup, thonë ekspertët e sigurisë.
Asnjë grup ekstremist nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm deri më tani, por agjencia e lajmeve e ISIS, Amaq, u ka thënë përkrahësve të vet që të presin për konfirmimin se ajo është pas masakrës në Nice.
Ngritja e të ashtuquajturve “terroristë të dhomës së gjumit” është një kërcënim në rritje ndaj shërbimeve të inteligjencës, dhe një gjë nga e cila ISIS ka përfituar, tha Will Geddes, specialist i sigurisë, përcjell Express.
Duke folur BBC Radio 5 Live, Geddes, tha: “E tërë kjo është pjesë e mënyrave shumë të mençura dhe të brendshme e rekrutimit që ekstremistët islamikë janë duke e përdorur.”
“[Deri më tani] situata me të cilën na është dashur të merremi ka qenë individët të cilët shkojnë për t’u trajnuar në kampe trajnuese në Afganistan, Pakistan apo Irak,” shtoi ai.
Duke vazhduar: “Këta janë ata që unë do t’i quaja terroristë të dhomës së gjumit, të cilët janë rekrutuar nga larg, prandaj është tejet e vështirë për agjencitë e inteligjencës t’i zbulojnë ata.”