Spanjollët e godasin rrjetin kriminal ruso-ukrainas

Në ditët e fundit, policia spanjolle ka arrestuar 11 persona, rusë dhe ukrainas, për pastrimin e mbi 10 milionë eurove përmes blerjes së pronave.

Ndërkohë autoritetet vendase kanë deklaruar se të dyshuarit u arrestuan në Barcelonë, ku kishin përdorur një numër kompanish për të blerë prona me fonde që vinin nga llogari bankare offshore në Qipro dhe në Ishujt e Virgjër Britanikë.

11 të arrestuarit akuzohen gjithashtu edhe për “Falsifikim dokumentesh”.

Sipas mediave ndërkombëtare, në kuadër të operacionit, policia spanjolle bastisi 16 vendbanime. Në të njëjtën kohë, sekuestroi një sërë pronash të patundshme, përfshirë disa restorante.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë saktësuar origjinën e parave të përdorura nga organizata kriminale. Në qershor të këtij viti, policia iberike asgjësoi një tjetër rrjet të pastrimit të parave, të përbërë nga grupet kriminale ruse “Tambovskaya” dhe “Taganskaya”. Gjatë operacionit policia sekuestroi prona me vlerë 62 milionë euro.

Temat
BotëLajme

Të afërta