Simptomat e sëmundjeve të zemrës apo kancerit të mushkërive

Ekspertët e Shëndetit Publik në Angli thonë se shumica prej nesh injorojmë shenjat paralajmëruese siç janë kollitjet apo frymëmarrja e ngadalësuar.

Shefat e shëndetit paralajmërojnë se shumë prej nesh nuk kanë asnjë ide se po jetojnë me sëmundje të zemrës ose të mushkërive.

Nëse keni kollë të vazhdueshme ose merrni frymë me vështirësi, vizitoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur , shkruan mirror.

Ekspertët thonë se është ” thellësisht shqetësuese” se deri në 1,7 milionë njerëz mund të jetojnë me sëmundje apo edhe kancer të mushkërive si dhe sëmundje të zemrës pa e ditur atë .

Këto tri sëmundje janë shkaqet kryesore të vdekjeve në kohët fundit. Vetëm prej kancerit të mushkërive ka rreth 28.400 vdekje çdo vit

Temat
Shëndet

Të afërta