Shfaqet Erdogan: Thërret popullin të dalë në rrugë kundër puçistëve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka ftuar popullin turk që të dal në rrugë kundër puçistëve.
Këto deklarata ai i ka bërë për CNN Turk, gjatë një lidhje me Skype, transmeton Gazeta Express.

Ergodan ka thënë se askush nuk duhet të brengoset pasi gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

Ushtria turke thotë se ka marr pushtetin në vend.

Duke folur për grushshtetin Ergogan tha se ky është një veprim i strukturave paralele.

“Besoj se ky veprim do të marr ndëshkimin e popullit turk”, tha Erdogan.

Temat
BotëLajme

Të afërta