Qeveria miraton kredinë për autobusët e Prishtinës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, e ka miratuar kredinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Trafikun Urban të Prishtinës, përmes së cilës i hapet rrugë blerjes së 52 autobusëve.

Çështja e autobusëve ishte politizuar, duke shkaktuar polemika të ashpra mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrit të Financave pasi që për muaj të tërë ishte stopuar dhënia e një nënshkrimi.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Isa Mustafa, tha së çështje që është diskutuar shumë dhe ka pasur njerëz që kanë menduar se kjo mund të bëhet vetëm me nënshkrimin e ministrit.

“Mendoj që është veprim i mirë dhe është në dobi të qytetarëve dhe është nevojë e qytetarëve të Kosovës. Konsideroj që kuvendi do ta marrë parasysh”, tha Mustafa.

Temat
LajmeVend

Të afërta