Putin ngushëllon presidentin e Francës Hollande për sulmin në Nice

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar një mesazh ngushëllues homologut të vet francez, Francois Hollande, për sulmin në Nice, ku u vranë 84 persona dhe u lënduan shumë të tjerë kur një person ia mësyu turmës së njerëzve me kamion të madh, duke i shkelur ata.

Vozitësi i kamionit të madh ishte po ashtu i armatosur, cak i së cilit ishte turma që po festonte ditën kombëtare të Francës, ku kishte edhe fëmijë.

PUTIN_RUSO

Temat
BotëLajme

Të afërta