Prokuroria e Shtetit: Do të gërmohet edhe një vend tjetër për dyshime të varrezave në oborrin e UP-së

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se urdhëresa e Prokurorisë Speciale, me numër PPP.27/16, e datës 16.06.2016 lidhur me dyshimet për varrezë apo mbetje mortore nё hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës do tё vazhdoj të ekzekutohet edhe për një vend sipas specifikave tё përshkruara nё urdhëresë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa e gjithë kjo ka ardhur pas koordinimit tё punëve teknike nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (të asistuar edhe nga Njësia e Hetimeve tё Krimeve tё luftës) me autoritetet komunale dhe ndërmarrjet publike tё Komunës sё Prishtinës, me qëllim të evitimit të dëmeve eventuale në infrastrukturë, respektivisht nё rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit, ngrohjes, rrymës etj, thuhet në një komunikatë për media.

Temat
LajmeVend

Të afërta