Podujevë: Ndeshet me veturën zyrtare, lëndon dy policë dhe një pasagjere

Drejtuesi i automjetit “Opel Calibra”, dje në Podujevë, duke vozitur me shpejtësinë, që nuk i përshtatej kushteve të rrugës, ka goditur veturën zyrtare Golf V dhe me këtë rast ka lënduar dy zyrtarë policorë dhe një pasagjere – femër.

Raporti i sotshëm i Policisë së Kosovës saktëson se shoferi i veturës Opel Colibri ishte mashkull, shtetas i Kosovës.

Sipas raportit të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor. Por policia nuk bën të ditur nëse është arrestuar shkaktari i këtij aksidenti.

Temat
LajmeVend

Të afërta