Përgjaket Dita Kombëtare e Francës, 30 të vdekur në Nicë (Foto+Video)

Dhjetëra të vdekur në Nicë të Francës, kur një kamion ka hyrë me shpejtësi në mes të turmës në një ceremoni që po mbahej për nder të ditës kombëtare të Francës.

Kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka deklaruar në llogarinë e tij në Twitter se kamioni ka shkaktuar dhjetëra të vdekur, raporton CNN.

“Të dashur banorë të Nicës, vozitësi I kamionit duket se ka shkaktuar dhjetëra të vdekur. Qëndroni në shtëpitë tuaja. Më shumë informacione do të dalin”.

Disa media raportojnë se numri i të vdekurve është 30 persona. Saktësisht ende nuk dihet.

Ende nuk ka informacione në lidhje me këtë rast, por raportimet e para treojnë për dyshime të një sulmi terrorist./lajmi.net

CnWvBQ7WAAAv6c4-768x576

Temat
BotëLajme

Të afërta