Nuk bindi tek Bayerni, Mario Gotze rikthehet tek Borussia e Dortmundit

LILLE, FRANCE - JUNE 12: Mario Gotze of Germany during the UEFA EURO 2016 Group C match between Germany and Ukraine at Stade Pierre-Mauroy on June 12, 2016 in Lille, France. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)

Mario Gotze pas një sezoni të dobët me Bayernin e Mynihut dhe pas dështimit në kampionatin evropian në kët merkato vere duket gjithnjë e më larg plane të trajnerin bavarez, Carlo Ancelotti.

Sipas mediave gjermane ka dal në skenë mundësia e rikthimit të tij tek Borrusia e Dortmundit.

Borussia ka përgatitur një ofertë prej 28 milion eurosh për Bayernin dhe një kontratë 5 vjeçare për lojtarin.

Bild raporton se Gotze ka pranuar ofertën dhe është gati që të rikthehet nga skuadra që e bëri të njohur.

Bayerni e mori Gotzen në vitin 2013 si një lojtar që do të konfirmohej si talent por ecuria e tij nuk shkoj sipas planeve.

Mario pritet të mbush hapësirën që la bosh tek Borrusia, Miktaryan me largimin tij drejt Manchester United.

Temat
BotëSport

Të afërta