“Njerëzit rrëzoheshin si birillat e boullingut” (VIDEO)

Një dëshmitare e masakrës së Nices ka thënë se është tmerruar me atë që ka përjetuar mbrëmë, në atë që po quhet kasaphanja e Nices.

“Kur kamioni hyri në turmë, njerëzin rrëzoheshin si birilat e boulingut. pasi kaloi, unë unë u afrova ta shoh shoqen time. Ajo ishte e shtrirë, me vetëdije të humbur”, ka thënë për France 24, Geraldnine, shoqja e një viktime, transmeton Klan Kosova.

Një taksist që ka qëlluar në afërsi, ka treguar cfarë ndodhi pas masakrës. “Ishte tmerr. Transportuam shumë trupa të vdekur por edhe njerëz të plagosur nëpër spitale”, ka thënë Murad Chouchan.

“Të gjithë ishim të traumatizuar”. Ministrja franceze e shëndetësisë, që ka vizituar spitalet ka thënë se gjendja është e rëndë dhe se të gjitha spitalet në rajon janë mobilizuar.

Ajo ka bërë të ditur që stafi mjekësor po punon non-stop. Sandrine, njëra nga viktimat që u lëndua, duke thyer krahun e djajthtë, tregoi historinë e saj trishtuese.

“Të gjithë po ecnim normal dhe përnjeherë të gjithë po vraponin e po iknin. Unë u ktheva dhe e pashe kamionin që po vinte, pak metra larg meje. Fillova të iki dhe instiktivisht kërceva në kulmin e një restoranti poshtë meje “, tha ajo. Shoku i saj, Guillaume ishte pas saj, kur erdhi kamioni. “Vrapova pas kamionit. Nuk mund ta gjeja atë (shoqen time) dhe fillova ta kërkoj. Shihja shumë njerëz të shtrirë por atë nuk e gjeja”, tha ai.

Të paktën 84 persona thuhet se kanë vdekur, deri tashti, si pasojë e sulmit terrorist në Nice. Më tepër se 20 janë në gjendje të rëndë.

Temat
BotëLajme

Të afërta