Në Shtëpinë e Bardhë flamujt në gjysmë shtizë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka urdhëruar ditën e premte që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në ndërtesat e qeverisë të valëviten në gjysmë shtizë, për të nderuar viktimat e sulmit në Nice, Francë, shkruan BBC.

Ndërkohë mediat franceze kanë raportuar që presidenti Hollande ka pasur bisedime telefonike me presidentin Obama, Kancelaren Gjermane Angela Merkel dhe Kryeministren e re të Britanisë Theresa May, transmeton Klan Kosova.

Temat
BotëLajme

Të afërta