MPJ: Deri më tani nuk ka informacione për kosovarë të prekur nga sulmi i Nices

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se që nga momenti i sulmit në Nice të Francës , Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze të sigurisë për t’u informuar në detaje nëse nga ky shpërthim ka të prekur shtetas kosovarë.

“Për këtë qëllim Ambasada në Paris, ka vënë në dispozicion një numër emergjent për shtetasit kosovarë për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje” bën të ditur MPJ.

Poashtu bëhet e ditur se deri më tani nuk ka informacione për kosovarë të prekur, “por ende po vazhdon procesi i analizimit të sulmit dhe verifikimit të identitetit të viktimave”.

“Zyra për Komunikim e MPJ-së do t’ju mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet”, thuhet në kumtesën e ministrisë që drejtohet nga Enver Hoxhaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta