Më në fund- nesër fillon ndërtimi i Klinikës së re Emergjente (Foto)

Nesër më 15 korrik 2016, nga ora 11:30, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në kompleksin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të vihet gurthemeli i Klinikës së re Emergjente.

Drejtor i Emergjencës Basri Lenjani thotë se mision i tij dhe kolegëve të tij; mjek emergjent, degëve emergjente kirurgjike, internistike, ortopedike, traumatologjike, radiologjike dhe laboratorike vazhdon edhe me tutje në ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore emergjente për qytetarët e Republikë së Kosovës.

“S’ka gjë më të bukur se të shpëtosh një jetë njeriu’’, thotë ai, raporton lajmi.net

Ndryshe, Lenjani ka shumë vite që ka kërkuar ndërtimin e këtij objekti.

Shumë herë dërgimi i pacientëve nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe spitalet rajonale për në Klinikën Emergjente në QKUK, që nuk kanë qenë raste për emergjencë, e ka ngarkuar dhe penguar punën e stafit në këtë klinikë. Pastaj kjo klinik shumë herë janë përballur edhe me mungesë të materialit shpenzues dhe barnave.

Pritjet që të vihej gurthemeli ishin që në vitin 2015, ndërsa aktualja ka 507 metra katror ku ofron shërbimet e kujdesit ranimator, kujdesit internistik, kirurgjik, ortopedik, pjesa laboratorike, diagnostiko, me radiologji konvencionale, me CT dhe rezonancë, është minimumi i ofrimit të kujdesit emergjent mjekësor.

Ndërsa, që nga viti 2007 deri në vitin 2010 janë krijuar dokumentet që të hartohet një projekt ideor për ndërtimin edhe të një klinike tjetër emergjente, ku në vitin 2010 edhe është hapë tenderi për dizajnimin e këtij projekti

Objekti pritet të ketë mbi 20 mijë metra katror që do të përfshijë shërbimet emergjente mjekësore, ku do të përfshihet pjesa edhe e kujdesit emergjent mjekësor, dhoma e triazhimit të pjesëve internisitike, kirurgjike, toksikolologjike, pjesa për menaxhimin e situatave kur bëhet fjalë për ndonjë sëmundje infektive, ndryshe mund të emërtohet si pjesa e izolimit te të sëmurëve që të mos infektohen të sëmurët e tjerë dhe pjesa tjetër përshinë atë pjesën e trajtimit, sistemimit, gjegjësisht krijimit të vendeve të reja për të sëmurët e rëndë dhe kujdesi intensiv do të ketë 60 deri 80 vende dhe të gjitha ato patologji do të trajtohen sipas natyrës dhe sëmundjes.

Dinamika e këtij ndërtimi pritet të zgjasë tre vite. Kostoja është rreth 3 milionë euro dhe ka leje ndërtimi edhe nga Komuna

Me ndërtimin e kësaj klinike përveç që do të krijohen kapacitete, do të krijohet edhe kuadri autokton për shërbime emergjente të ndara në specialitete./ Lajmi.net

13716107_945490172228628_4379399039823882043_n

Temat
LajmeVend

Të afërta