Masakra në Nisë, rindërtohet skena në 3D, ja si u bënë vrasjet (VIDEO)

Mediat franceze kanë rindërtuar skenën e sulmit në Nicë, që u mori jetën 84 personave dhe plagosi mbi 100 të tjerë.

Kështu, sipas videos 3D, kamioni i Mohamed Bouhlel erdhi nga pjesa jugore e qytetit, dhe zbriti në rrugën buzë detit.

Ai duke iu afruar vendit ku ndodheshin njerëzit ka shtuar shpejtësinë duke i marrë ata para. Më pas ka dalë në korsinë e dytë dhe ka nisur të qëllojë edhe me armë.

Kështu, sipas videos, janë tre policë ata që i kanë dalë përpara dhe e kanë qëlluar me breshëri kabinën e kamionit duke e vrarë frankotunizianin.

Temat
BotëLajme

Të afërta