Deklatara e ministres së Hykmete Bajrami, menjëherë pasi deputetët nuk e kaluan ligjin për investime të huaja, se mund të prishet koalicioni. Duket se kjo deklatarë nuk i ka pelqyer aspak të parit të ekzekutivit, Isa Mustafa, i cili e ka cilësuar si të ngutshe deklatarët e ministres Bajrami. Deklarimi i Mustafës tregon qartë se ai është i frikësuar dhe se dëshiron sa më gjatë ta mbajë postin e kryeministrit.
Njohësit e çështjeve politikë mendojnë se LDK-së nuk i konvenon fare ta prish koalicionin.
Analisti Fadil Lepaja mendon se Isa Mustafa aq shumë i frikësohet prishjes së koalicionit saqë as gjumin rahat se bën.
Ai ka thënë se deklarata e ministres Bajrami, ka qenë një sforcim për ta kuptuar partneri tjetër i koalicionit rëndësinë e këtij ligji, e jo se ekziston ndonjë rrezik i madh që koalicioni të prishet koalicioni për këtë arsye. Lepaja shtoi se nuk mendon se LDK-ja do ta prishë marrëveshjen para zgjedhjeve të rregullta. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse LDK-së i imponohet një gjë e tillë, tha Lepaja për InfoPress.
Për frikësimin e Kryeministrit nga prishja e koalicionit,ka folur edhe kryetari i LDK-së në Zvicër Shefqet Dibrani. Ai tha se me të vërtet Isa Mustafa po frikësohet nga kjo, madje, ai tha se aq shumë po frikësohet, sa që as gjumin nuk është duke e bërë mirë natën.
“Isa Mustafa i frikësohet prishjes së koalicionit, madje kam përshtypje se as gjumin si gjumë nuk është duke bërë. Isa Mustafa është frikacak i madh, dhe kjo i vjen nga e kaluara e tij përplot hipoteka. Natyrisht ai është i vetëdijshëm se prishja e koalicionit është edhe fundi i karrierës së tij, e cila sigurisht do t’i përmbyllet turpshëm dhe me pasoja për të dhe kapitalin e krijuar në saje të keqpërdorimeve dhe manipulimeve të shumta. Isa Mustafa është kryeministri më i dobët që ka pasur qeveria e Kosovës deri më tash, dhe nuk e di se si po i shkojnë mbrapa ministra dhe zyrtar të tjerë politik nga radhët e LDK-së”, ka thënë ai, duke shtuar se ky koalicion janë bërë bashkë për ta shkatërruar Kosovën. “E vërteta e madhe është se koalicionin PDK-LDK i ka bashkuar e keqja e madhe, i ka mbajtur krimi dhe korrupsioni i përbashkët i cili tashmë është bërë kanceri i demokracisë. Isa Mustafa është i vetëdijshëm për gjendjen e tij prandaj ka shumë arsye për t’u shqetësuar e për t’u merakosur për fatin e tij, sepse sa për fatin e LDK-së dhe të Kosovës po shihet edhe nga qielli”, mendon ai.
Dibrani mendon se prishja e koalicionit nuk mund të jetë te ligji, siç ka aluduar ministrja Hykmete Bajrami, por te një mori defektesh që e kanë shoqëruar tërë sistemin politik në vend. “Andaj ky koalicion ishte i zorit dhe nuk do të qëndroj gjatë, pasi me sa duket as partneri i koalicionit nuk është i interesuar më për LDK-në, duke e ditur se ai i ka realizuar të gjitha ambiciet në saje të servilizmit të Isa Mustafës dhe kësaj gjenerate të deputetëve të cilët janë treguar nënshtrues para të gjitha kërkesave që ua kanë vënë partneret e koalicionit. Edhe pse nuk ushqej ndonjë konsideratë për ministreshën Hykmete Bajrami, deklarata e saj ka ardhur nga gjendja reale, e cila mbretëron dhe nga raportet e ashpërsuara në mes partnerëve të koalicionit”, mendon ai. Shefqet Dibrani konsideron se LDK-ja e Isa Mustafës i është nënshtruar totalisht partnerit të koalicionit, PDK-së. “Tani po shihet se LDK-ja ose duhet t’iu nënshtrohet të gjitha kërkesave të PDK-së ose duhet të fluturon nga qeverisja e vendit. Jo vetëm Isa Mustafa, por edhe deputet të tjerë të LDK-së më lehtë i nënshtrohen një përdhunimi klasik se sa të mbesin pa punë, pa pushtet dhe pa dinjitet! Kjo frikë është shpërndarë gjithandej edhe në pushtetin lokal, andaj sindroma iefrikës që ka Isa Mustafa është bartur tek të gjitha strukturat e partisë dhe në të gjitha nivelet e saj”, është shprehur ai për Gazetën Infopress.
Ndërkaq, Bajram Gecaj nga LDK-ja konfirmoi se nuk do të ketë prishje të koalicionit, kurse tensionet e herë pas hershme i konsideron si krejtësisht normale.
“Mospajtime ka dhe do të këtë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe brenda partisë së njejtë. Megjthatë, koalicioni po vazhdon punën në bazë të programit qeverisës, dhe nuk ka probleme të pajtejkalueshme”, është shprehur ai për Gazetën Infopress.