Gratë mbi të 40-tat lindin më shpesh se ato në të 20-tat

Gratë të moshës mbi 40 vjeçare lindin më shumë foshnje se sa ato nën moshën 20 vjeçare për herë të parë pas afërsisht 70 viteve, sipas të dhënave zyrtare në Angli dhe Uells, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Zyra për Statistika Kombëtare ka deklaruar që gjithsej kanë qenë 697,852 lindje në vitin 2015.

Nga këto 15.2 lindje në 1,000 gra, janë të moshës mbi 40 vjeç përderisa 14.5 në 1,000 janë të moshës adoleshente.

Hera e fundit kur mosha mbi 40 vjeç kishte fertilitetin më të lartë ishte në vitet 1947 menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Zhvillimet në tretmanet mbi fertilitetin, gratë më të edukuara dhe me fokus primar karrierat e tyre si dhe kostoja për rritjen e një fëmije janë shkaqet e këtyre statistikave.

Temat
Shëndet

Të afërta