Ende pa datë për Gjykatën në veri

E menduar të niste punën në shtator të këtij viti, funksionalizimi i Gjykatës Themelore në veri të Mitrovicës, është ende larg me fillimin e punës.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Prokurorial kryesuesi i këshillit Blerim Isufaj dhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi kanë diskutuar për nënshkrimin e kontratës së qirasë për objektin e Gjykatës, e i cili mendohet të ndodh tek mes muajve tetor e nëntor, raporton ‘Tribuna Channel’

Por në mungesë të kompletimit të stafit për këtë Gjykatë, kryeprokurori Lumezi ka kërkuar që nënshkrimi të lihet për 1 nëntor.

Por një gjë krejt tjetër e ka pohuar ministrja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri.
Ajo përmes telefonit i ka thënë Tribuna Channel se kontratat e qirasë për objektin e Gjykatës dhe zyrës së prokurorit është nënshkruar, dhe se me 1 tetor mendohet që objekti të jetë i gatshëm për vendosje.
Por një gjë krejt tjetër e ka pohuar ministrja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo përmes telefonit i ka thënë Tribuna Channel se kontratat e qirasë për objektin e Gjykatës dhe zyrës së prokurorit është nënshkruar, dhe se me 1 tetor mendohet që objekti të jetë i gatshëm pëvendosje.

Temat
LajmeVend

Të afërta