Dafina Zeqiri e cila njëherësh është ndër këngëtaret më të kërkuara në gjithë estradën shqiptare gjithmonë ka arritur që të duket me stil.
Por në një fotografi të publikuar sot në mesin e shumë fotografive të fshira që ka në Instagram, ajo ka treguar stilin e saj më të ri të flokëve.
Dafina është ndër këngëtaret që i takon më shumë stilit të viteve 90’të,e në shumë raste e ka dëshmuar këtë. Pikërisht është Dafina e cila kishte kthyer në modë, gërshetat dhe këtë gjë e ka vazhduar edhe tani, transmeton Indeksonline.
E grimuar, dhe e veshur në të zezë Dafina sigurisht se është bërë gati për mbrëmje të sotme pasi që ajo është tejet e nxënë që nga momenti që është kthyer në Kosovë.
Fjalët kyçe
Dafina ZeqiriTemat
Showbiz