Çfarë na pret nesër dhe në ditët në vijim?

Edhe një sulm tjetër ka ndodhur në Francë, i cili sipas disa medieve franceze raportohet se është marrë përsipër nga ISIS.

Sulmi i radhës, e që nuk është i pari për Francën, po tregon edhe njëherë se situata e sigurisë në shumë vende të botës është tejet e brishtë.

Pavarësisht përpjekes së këtyre shteteve të cilat janë përballur me sulme terroriste për të parandaluar sulme tjera të tilla, çdo ditë e më shumë po shohim sulme të reja të cilat po marrin jetën e qindra qytetarëve të pafajshëm.

Vendet në të cilat kanë ndodhur sulmet janë këto:

Francë: Nga ky sulm, deri më tash janë regjistruar 84 të vdekur e mbi 100 të plagosur, ndër të cilët 18 janë në gjendje shumë të rëndë.Me një distancë prej dy kilometrash, kamioni rrëzoi njerëzit që gjendeshin në rrugën dhe në sheshin e vet.

Francë: Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez, me 7 sulme të koordinuara në zemër të qytetit, që lanë të paktën mbi 158 viktima.

Turqi: Kryeqyteti turk është goditur nga dy sulme terroriste te njëpasnjëshme gjate një tubimi për paqen dhe demokracinë ne kryeqytet, duke shkaktuar 86 viktima dhe 186 te lënduar.

Bruksel: Nga këto shpërthime që ndodhën kanë humbur jetën 32 persona ndërsa 270 kanë mbetur të lënduar.

Francë: Persona të armatosur kanë sulmuar në Paris redaksinë e revistës satirike franceze “Charlie HEBDO”, duke vrarë 12 persona dhe plagosur rëndë 10 të tjerë.

Turqi: Nga këto shpërthime që ndodhën mbeten 86 të vdekur, 186 të plagosur nga sulmet terroriste në Ankara.

Tunizi: Me automatik në dorë, ‘ushtari’ i ISIS kalon qetësisht në plazhin e Tunizisë ku vrau me gjakftohtësi 38 turistë të pafajshëm, nga të cilët të paktën 15 ishin britanikë.

Florida: Një person i identifikuar nga policia si Omar Matten i moshës 29 vjeçare vrau 49 njerëz mëngjesin e së dielës në një klub nate në Orlando të shtetit Florida. 53 persona gjenden në spital, ku shumë prej tyre janë në gjendje kritike.

NICE: 14 Korrik, 2016 Të vrarë 84; Të plagosur mbi 50
ORLANDO: 12 Qershor, 2016 Te vrarë 49; Të plagosur 53
BRUKSEL: 22 Mars, 2016 Të vrarë 35; Të plagosur 340
STAMBOLL: 12 Janar, 2016 Të vrarë 13; Të plagosur 15
PARIS: 13 Nëntor, 2015 Të vrarë 137; Të plagosur 368
TUNIZI: 26 Qershor, 2015 Të vrarë: 38; Të plagosur 39
PARIS: 07 Janar, 2015 Të vrarë 12; Të plagosur 10
ANKARA: 10 Tetor, 2015 Të vrarë 86; Të plagosur 186

Temat
BotëLajme

Të afërta