Çfarë dilemash ka Çiljeta (Foto)

Çiljeta është një nga këngëtaret shqiptare që nuk ka frikë të eksperimentojë me ‘look-un’ e saj.

Jemi mësuar ta shohim tek i ndërron ngjyrat e flokëve, herë bionde e herë zeshkane, transmeton ORAinfo.

Ndonëse klipet e fundit i ka sjellë si biondinë, Çili nuk ka hezituar që shpejtë t’ë rikthehet në ngjyrën origjinale si brune.

Por ky del të jetë një problem për këngëtaren nga Shqipëria. Ajo së fundmi ka postuar një fotografi në Instagram, një foto me flokët bionde e tjetrën me ngjyrë kafe

“Si thoni ju, binde apo brune? Se kjo Afërdita Dreshaj më bën lëmsh”, e ka mbishkruar këtë foto këngëtarja duke na lënë të besojmë se modelja i ka thënë se më mirë duket si bionde.

Edhe Rozana Radi nuk kishte hezituar të komentonte duke i thënë koleges së saj duket si yll sido që është.

Kurse fansa të shumtë i kanë shkruar se duket bukur me flokët kafe, ashtu siç është edhe natyrale.

ciljeta-1_1468607793-6740231

Temat
Showbiz

Të afërta