Ju mund të hani shëndetshëm dhe të ushtroni rregullisht, por për të qenë sa më mirë me shëndet, në listën e gjërave të shëndetshme duhet ta shtoni edhe fikjen e dritave artificiale, thuhet sipas një studimi të ri.
Hulumtimi ka treguar se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës duke i mbajtur dritat ndezur gjatë natës, mund të ketë efekte negative shëndetësore.
Bazuar në një eksperiment të bërë në minj, u zbulua se ekspozimi konstant ndaj dritave artificiale mund të bëjë që të ndjeheni të dobët, transmeton Gazeta Express.
Studimi i kryer nga hulumtuesit holandez në Universitetin Leiden, tregoi se cikli dritë-errësirë i mjedisit është shumë i rëndësishëm për shëndetin.
Sipas hulumtuesve, efektet negative të ekspozimit të madh ndaj dritave artificiale përfshijnë përgjigje inflamatore të sistemit imun, lodhje të muskujve dhe shenja të hershme të osteosporozës.