UEFA zbulon të vërtetën e “kurdisjeve” në “Euro 2016”

“Asnjë shqetësim për integritetin e Euro 2016, asnjë dyshim për ndeshje të trukuar”.

Është ky qëndrimi zyrtar i UEFA-s. Organizmi qeverisës i futbollit botëror i ka përshkruar masat e tij për të parandaluar trukimin e ndeshjeve me synim përfitimin nga bastet gjatë turneut, si një sukses absolut.

“Euro 2016 ka kaluar pa asnjë shqetësim të vetëm në lidhje me trukimin e ndeshjeve apo bastet e parregullta”, bëri të ditur UEFA.

Të 24 vendeve pjesëmarrëse ju ishin dhënë instruksionet e nevojshme, ndërkohë që sistemi i UEFA-s Betting Fraud Dedection System monitoroi flukset e basteve në kërkim të parregullsive.

euro-2016-hungary-portugal-3-3-1200x675-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta