Terror në Tiranë, grabitet dhe plagoset shoferi

Një automjet në Tiranë është grabitur nën kërcënimin e armës nga një person i armatosur.

Autori ka ndaluar në rrugë automjetin dhe ka kërcënuar drejtuesin që të dalë nga makina.

Gjatë grabitjes, autori plagosi me armë edhe shoferin e më pas u largua me shpejtësi. Drejtuesi i automjetit, qytetari me iniciale Th.N u plagos në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kosovarëve, pranë Liqenit Artificial.

Policia bën me dije se mjeti që u vodh është Mercedes Benz ML. Për kapjen e grabitësit janë ngritur postblloqe si dhe janë njoftuar policitë e Durrësit, Lezhës dhe Krujës për të kryer kontrolle.

Temat
LajmeRajon

Të afërta