Tajfuni në Kinë i merr jetën 69 personave, shkakton dëme të mëdha

Deri më sot, më shumë se gjysmë milion njerëz u detyruan të evakuohen, gjashtë qytete u përmbytën, dhe më shumë se 8.000 shtëpi janë shkatërruar, raporton agjencia kineze Xinhua.

Të paktën 69 persona kanë vdekur nga një tajfun që ka goditur Kinën, njoftoi AFP, duke kujtuar se tajfunit i javës së kaluar ka lënë pas një kaos të tmerrshëm në Tajvan.

Kjo gjendje e kaosit i detyroi më shumë se 15.000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Në Kinë shumë të tjerë janë të zhduku, ndërsa autoritete atje janë në kërkim për t’i gjetur, transmeton lajmi.net.

Stuhia ka shkaktuar probleme të mëdha – si pasojë e erërave të forta rrotulloi makina, shumë kulme të shtëpive janë rrënuar ndërsa, rrugët ishin mbushur me ujë dhe baltë që bllokuan qarkullimin.

Deri më sot, më shumë se gjysmë milion njerëz u detyruan të evakuohen, gjashtë qytete u përmbytën, dhe më shumë se 8.000 shtëpi janë shkatërruar, raporton agjencia kineze Xinhua.

Është vlerësuar se dëmi është mbi një miliard dollarë. /lajmi.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta