Risi në Messenger

Facebook ka njoftuar se “Artikujt Instant” nuk do të kufizohen më vetëm në aplikacionin Facebook.
Facebook Messenger për Android tani ju lejon që t’i shikoni Artikujt Instant direkt në aplikacion, dhe Messenger për iPhone do ta ketë të njëjtën veçori në javët në vazhdim.

Ju mund ta përditësoni që sonte aplikacionin, për ta marrë versionin e ri, transmeton Gazeta Express.

Siç tregon edhe emri, Artikujt Instant janë versione të artikujve që hapen shpejtë, të cilat përdoruesit e Facebook mund t’i shikojnë direkt në aplikacionin e rrjetit social.

android-ia-v2_1468531063-9734555

Temat
Teknologji

Të afërta