Real Madrid transferon futbollistin që shkëlqeu në finalen e “Euro 2016” (FOTO)

Real Madrid është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Newcastle United, Moussa Sissoko.

Moussa Sissoko ishte futbollisti më i dalluar i Francës në ndeshjen finale të “Euro 2016” kundër Portugalisë.

Dhe, paraqitja e tij fantastike e depërtimet e shpeshta nga mesfusha në sulm kanë bërë që ai të zgjojë interesim nga disa klube të mëdha evropiane.

Por, “Sport.es” raporton se Sissoko kërkohet nga Real Madrid, përcjell “Lajmi.net”. Ai ka kontratë me Newcastle United deri më 2019.

Por, Sissoko pritet të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi skuadra ka rënë në ligën e dytë të Anglisë, Championship.

1000-2-1024x683

Temat
BotëSport

Të afërta