Policja kineze e çarmatos personin për pak sekonda (VIDEO)

Në këtë video të publikuar nga “Daily Mail” shfaqet një oficere policie kineze që ia del të çarmatosë dhe arrestojë në pak sekonda një burrë.

Mësohet se burri po kërcënonte me thikë në mes të rrugës. Policja tregon një profesionalizëm të lartë, teksa i kap krahun agresorit duke i hedhur thikën përtokë dhe më pas e rrëzon në rrugë.

Ajo i vendos gjurin pas shpine dhe pret mbërritjen e kolegëve për ta shoqëruar personin në fjalë në komisariat.

Makinat që po udhëtonin ndaluan në vendin e ngjarjes dhe drejtuesit e pasagjerët nisin të regjistronin aksionin e polices.

Temat
BotëLajme

Të afërta