Mustafa e Gecaj korrin me kombajnë lidhavet e Shtimes (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lënë punën në zyrë, ai për vizitë ka shkuar në fshatin Pjetërshticë të komunës së Shtimes. Ai së bashku me këshilltarin e tij, Bajram Gecajn kanë filluar të korrin me kombajnë në fushatën e korrje-shirjeve të grurit.

Në njoftimin dërguar për media, kryeministri Mustafa është shoqëruara nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, mori pjesë në fushatën e korrje-shirjeve të grurit në Komunën e Shtimes.

Kryeministri Isa Mustafa tha se ky është një akt shumë i rëndësishëm pasi që tregon përkushtimin e njerëzve të Kosovës për tokën, vendin, prodhimin vendor, për shfrytëzimin e sipërfaqeve tokësore.

Duke theksuar se kjo është një sipërfaqe, e cila më parë ka qenë e mbushur me shkurre, kryeministri Mustafa tha se tashmë ajo është shndërruar në sipërfaqe për mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore, të grurit dhe pjesë të plantazhit të mollëve, që është një sukses i madh.

“Është edhe sukses i Ministrisë së Bujqësisë në përkrahjen e bujqve tanë dhe njerëzve që janë të përkushtuar për ta zhvilluar bujqësinë”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa po ashtu vlerësoi përkushtimin e Komunës së Shtimes për ndërlidhjen shumë të ngushtë të pushtetit lokal në zhvillimin ekonomik lokal./GazetaExpress/

k1_1468506524-757393

k2_1468506473-3857395

k3_1468506472-3593329

k4_1468506469-8924285

k1_1468506474-9551344

Temat
LajmeVend

Të afërta