Një rekrutues i dyshuar islamik i grupit militant të Somalisë, al Shabab, i ka vrarë me armë zjarri të paktën katër policë të Kenisë në një stacion të policisë, ku ai po mbahej.
Sipas policisë i dyshuari e kishte rrëmbyer revolen nga njëri prej oficerëve, me të cilën pastaj i ka vrarë katër prej tyre.
Më pas, ai i ka marrë peng të burgosurit të tjerë, ndërsa policia e ka rrethuar stacionin e policisë “Kapenguria”, në perëndim të Kenisë, kështu ka thënë inspektori i përgjithshëm i policisë, Joseph Boinnet.
Nuk është i qartë numri i të vrarëve.