“Mashtrim” në finalen e “Euro 2016”, përsëritet ndeshja?

Një peticion për përsëritjen e finales së “Euro 2016” ka marrë mbi 115 mijë nënshkrime. “Portugalia mashtroi, nuk e meriton trofeun”, thuhet në përshkrim.

Portugalia u shpall kampione e Evropës në futboll edhe pse paraqitja e saj nuk ishte aspak frymëzuese apo dinjitoze sipas analistëve të futbollit.

Për këtë arsye, ka nisur një peticion për riluajtjen e finales së Euro 2016. Peticioni ka marrë në 24 orë mbi 115 mijë nënshkrime. “Portugalia mashtroi, nuk e meriton trofeun”, thuhet në përshkrim.

Gjithsesi, një peticion i tillë është pak a shumë i ngjashëm me atë të organizuar në Britaninë e Madhe një ditë pas u vendos me referendum për dalje nga BE, përcjell “Panorama Sport”.

Që do të thotë se nuk ka asnjë efekt, por thjeshtë një përpjekje për të mbajtur ende gjallë diskutimet për fituesin.

Ronaldo

portugalia-780x439

PortugalvFranceFinalUEFAEuro2016WH38knX-vcgx-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta