Lekaj: Do të marrim pjesë në seancën për Demarkacionin

Në InfoMagazine të Klan Kosova të ftuar për të debatuar për Demarkacionin me Malin e Zi, kanë qenë deputetët Sadri Ferati nga LDK dhe Pal Lekaj nga AAK.

Lekaj ka thënë se është një vendim i AAK-së për të marrë pjesë në seancën për demarkacionin, njofton Klan Kosova.

“Ne do të jemi për votën kundër, jemi të bindur që kjo marrëveshje shkon në dëm të Kosovës.”

“ Ne, opozita apo koalicioni AAK e Nisma do të kthehemi në Kuvend për të kundërshtuar fuqishëm me veprime politike demarkacionin.”

“Kemi qëndrim të dy partitë që nuk do të kemi gaz lotsjellës.”

“Nuk jemi penduar për hedhjen e gazit lotsjellës, se pse sa herë është në krizë territori i Kosovës duhet ta mbrojmë me çdo mjet.”

Kemi vazhduar disa muaj në Kuvend, kemi hedhur gaz dhe me mjete e veprime të tjera politike e me protesta, kemi mbushur shumë sheshe që vetëm para luftës janë mbushur ashtu me qytetarë.”

“Kemi sensibilizuar masën dhe ata tanimë janë të bindur që kanë humbur shumë prona Qeveria nuk e di pse është kaq rezistuese të japë sqarime për debat, pse kjo nguti”, ka thënë Lekaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta