Ata që merren me kultivimin e këtij produkti bujqësor në vendin tonë, thonë se ky vit ka qenë i mbarë dhe tashmë patatet kanë nisur të nxirren nga toka.
Madje, ata konsiderojnë se Kosova është e dëshmuar në kultivimin e patates.
Ky vit ka qenë i mbarë, është mbjell me afat optimal, ka shkuar mirë sistemi i ujitjes funksionon mirë dhe nuk mund të ankohemi edhe pse aty këtu ka ngecje por megjithatë është mirë sesa vitin e kaluar”, ka thënë për Rtk-në përpunuesi i patates Bedri Kasumi.
Ky prodhues patatesh konsideron se në Kosovë konsumi i patates për kokë banori është më i vogël sesa në vendet e Bashkimit Evropian, derisa ai thekson se mungesa e drithërave të bardha mund të zëvendësohet me këtë produkt bujqësor.
E sa i përket cilësisë së patates në vendin tonë, Kasumi konsideron se ajo është mjaft cilësore, madje siç thotë ai, këtë e kanë vlerësuar edhe profesionistët ndërkombëtar.