Aurela Gaçe gjest të jashtëzakonshëm, paguan 5 kura për fëmijët e prekur nga leuçemia

Këngëtarja Aurela Gaçe,ka treguar edhe një herë se ajo nuk është vetëm një këngëtare me zë të fuqishëm, por edhe një njeri me shpirt të madh.

Ajo sapo ka bërë një gjest të jashtëzakosnshëm për femijët e prekur nga leuçemia. Pas trasmetimit të rastit gjatë ditës së djeshme këngëtarja në heshtje dhe pa bërë bujë ka shkuar dhe ka paguar 5 kura për dy fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.

‘Me dhembi zemra nga cfare pashe sot ne nje kronike . Nuk di se cfare mund te behet per keta femije, per keto njerez qe s’kane mundesi te blejne kurat e kushtueshme por prindi nuk mund te shohe femijen te vuaje. O Zot. Nuk di.

“NJE KURE QE KUSHTON AQ SHUME DHE TE MENDOSH QE SEMUNDJA DO SHUME TE TILLA QE TE MUND TE LUFTOHET.
FOLA ME NENEN QE FEMIJA 3 VJEC ISHTE NE NEVOJE TE MADHE DHE KISHTE DY JAVE QE S’PO KUROHEJ PASI NE FARMACI I JEPEJ VETEM NJE MENYRE. BLIJE TE GJITHE ILACIN ( PACKA SE FEMIJES I DUHEJ NJE PJESE )
JA nje moment ndihmojme ne, po me vone? Po me femijet e tjere , me prinder qe kane shkrire cdo gje, ose me ata qe s’kane asgje? Si ndihmohen keta femije ?
Eshte e dhimbshme deri ne palce.

E dhimbshme. dhe kur behesh prind , nuk sheh dot lotet e nje prindi qe sheh femijen ti shuhet perpara syve. Ju lutem kush e ka me Dore ta ndryshoje kete realitet, t’a beje pasi nuk di si shtyhet buka poshte tek sheh femijen tek perpelitet’. Ishte ky statusi që këngtarja shprehte dhimbjen për fëmijet e sëmurë.

Temat
Showbiz

Të afërta