Itali, arrestohet shqiptari i dehur, shtypi me makinë një grua dhe fëmijën 10 vjeç

Një 21-vjeçar shqiptar ka aksidentuar për vdekje me makinë një grua dhe një fëmijë në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Brescia.

Sipas mediave italiane, nga përplasja humbën jetën gruaja 37-vjeçare dhe fëmija 10 vjeç, ndërsa shqiptari që drejtonte mjetin u arrestua. Nga të dhënat hetimore, mësohet se 21-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

screenshot-43_1468489335-5872458

Temat
LajmeRajon

Të afërta