Hyseni: Demarkacioni duhej të kryhej më herët

Ratifikimi i Projektligjit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, sipas Skender Hysenit është dashur të kryhet kohë më parë.
Ministri i Punëve të Brendshme në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se demarkacioni është në interes të Kosoës.

“Është në interes të Kosovës dhe jetik për çdo shtet, shumë procese evitohen me qartësi kufijsh”, tha ai teksa shtoi se gjithçka varet debati në Kuvend të Kosovës, që duhet të hapet pashmangshmërisht.

“Sa më parë, aq më mirë dhe të hapet debati në Kuvend të Kosovës, ai mund ta vendosë që të hetojë të gjithë procesin, por duhet të hapet debati”, u shtua nga Hyseni.

Ai foli edhe për votën që duhet të japin deputetët për demarkacion.

“Thirrja ime është që ta debatojnë, ta analizojnë më të madh të mundshëm, thirrja ime është që nëse ata konstatojnë që ta votojnë bindshëm nëse e vlerësojnë ashtu”, përfundoi Hyseni.

Temat
LajmeVend

Të afërta