Harrojeni Bruce Lee: Shikoni si kjo police çarmatos burrin që mbante thikë në dorë (Foto/Video)

Një pjesëtare e forcës elitare të policisë, është filmuar në momentin kur me aftësitë e saj luftarake çarmatos një burrë që po mbante një thikë në dorë, duke e përplasur për tokë me një lëvizje të vetme.

Sipas medieve ndërkombëtare, policja në momentet e fundit shpëton kolegët e saj të cilët rrezikoheshin nga ndonjë sulm i papritur nga burri i armatosur me një thikë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Bruce-Lee-1

Është interesant fakti se si kjo police me gjakftohtësi i afrohet nga pas agresorit, dhe pa u menduar dy herë me një teknikë interesante të arteve marciale e përplas për tokë burrin.

Kjo video është publikuar në Weibo, versioni kinez i Twitter-it, derisa ende nuk dihet me saktësi se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Temat
Fun

Të afërta