Goli i tij nuk u shpall më i bukuri, ja si reagon Shaqiri (VIDEO)

Goli i Xherdan Shaqirit nuk u shpall më i bukuri në “Euro 2016”, edhe pse dukej larg më i mirë se golat tjerë.

Megjithatë, kosovari ka deklaruar që nuk është aspak i shqetësuar që goli i tij nuk është zgjedhur më i bukuri.

“Nuk jam i zhgënjyer që goli im nuk u shpall më i miri. Me rëndësi është që të gjithë e dini se cili ishte më i bukuri. Për mua më shumë rëndësi kanë rezultatet”, deklaroi Shaqiri, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndryshe, goli më i mirë i Kampionatit Evropian u shpall ai i Zoltan Geras në ndeshjen Portugali-Hungari.

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri

Temat
BotëSport

Të afërta