Chelsea paguan 95 milionë euro për dy përforcime (Foto)

Chelsea është e gatshme të paguajë 95 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, N’Golo Kante dhe mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Chelsea është duke u bërë gati për dy përforcime të mëdha. “Blues” janë të gatshëm të paguajnë 95 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, N’Golo Kante dhe mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

“The Sun” raporton se menaxheri i ri i Chelseas, Antonio Conte dëshiron Kanten dhe Koulibalyn në skuadrën londineze, përcjell “Lajmi.net”.

Kante është objektivi i parë, por edhe Koulibaly konsiderohet si blerje e nevojshme që së bashku mund të arrijnë shumën prej 95 milionë euro.

Capture-133-1024x576

CR7_Getty_3488850-1

Temat
BotëSport

Të afërta