Blero del kundër Uki Latifit! (Video)

Këngëtarët Blero Muharremi dhe Uki Latifi kanë qenë të ftuar në një emision dhe veçantia e këtij emisioni ka qenë se dyshja janë përballur njëri me tjetrin.

Fjala është për një lojë futbolli, në të cilën Blero i veshur me fanellën e Barcelonës, luajti kundër Ukit i cili kishte veshur fanellën e ekipit të Real Madridit, shkruan Gazeta Express.

Ata luajtën në pikë të nxehtit dhe fitorja i takoi Ukit edhe pse Blero u tregua shumë i talentuar si futbollist.

Përpos në këtë ndeshje, Uki dhe Blero njihen si kundërshtar sa herë që të përballet Barcelona me Real Madridin.

Temat
Showbiz

Të afërta