Aksidentohet furgoni në Berat, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Pashalli të Beratit. Një furgon, i drejtuar nga shtetasi me iniciale Y.V. është rrëzuar pranë Gurores dhe si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen shtetasja F.H., 54 vjeç.

Nga ky aksident është plagosur lehtë edhe bashkëshorti i saj, 60-vjeçari me iniciale Z.H.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për shkaqet e këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

aksidentii

Temat
LajmeRajon

Të afërta