AAK e Deçanit: LDK, mos e turpëroni mbiemrin e Rugovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan iu kanë referuar deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kur iu thanë se a janë të vendosur për të mos e turpëruar mbiemrin e Rugovës, duke votuar një marrëveshje që e dëmton Rugovën.

“ Të nderuar Deputetë të Parlamentit të Kosovës, që nën emrin e Presidentit Ibrahim Rugova e mbajtët gjatë karrigen e Parlamentit, a thua a do të jeni të vendosur për të mos e turpëruar mbiemrin e atij njeriu, që ju dhe të gjithë ne e respektuam”?

“Emri i tij do të madhështohej nëse tregoni vendosmërinë për ta kundërshtuar këtë marrëveshje me Malin e Zi, e cila Rugovën e dëmton aq shumë, sa emri i saj historik do të na rrijë mbi krye ndër breza, për faktin se sa lehtë heqim dorë nga tokat tona qe i lanë me gjak breza të tërë, përfshi edhe babën e Presidentit të ndjerë Ukë Rugova”.

“Të bashkuar e kthejmë në pikën zero këtë të keqe që tashmë të gjithë e dine”.

Temat
LajmeVend

Të afërta