A e ka ndryshuar mbiemrin Era Istrefi? (Dokument)

Era Istrefi për momentin është këngëtarja më e përfolur shqiptare.

Për këngëtaren prishtinase shumë pak kemi njohuri sa i përket jetës private.

Herë pas here është raportuar për familjen e saj, në saje të motrës së saj këngëtare, Nora Istrefi.

Por, Era në të vërtet deri më tani ka fshehur një të dhënë sa i përket jetës familjare.

Në një raport policor të siguruar prej Telegrafit, ku shihet të jetë dënuar këngëtarja për shkak të aksidenti automobilistik , Era ka mbiemër krejtësisht tjetër.

Këngëtarja ka hequr prapashtesën ‘aj’ – në mbiemrin Istrefaj – për tu bërë Istrefi. Nuk dihet nëse ka gabuar Policia e Kosovës, apo ky është mbiemri i vërtetë i këngëtares së hitit “Bonbon”.

Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja, ku do të bashkëpunon edhe me yllin botëror, Sia. /Telegrafi/

era-6

Temat
Showbiz

Të afërta